Ata që janë ndarë nga një lidhje e gjatë, janë miqtë më të mirë?!
Ndarja nga një lidhje e gjatë nuk është edhe aq dramatike sa duket.
Sipas ekspertëve, duhet të dini pse këta njerëz janë miqtë më të mirë. Ata kanë kaluar një zhgënjim të madh në dashuri.
1. Pranojnë të vërtetën
Të pranosh të vërtetën është një ndër gjërat më të mira që mund t’ju ndodhin. Në këtë mënyrë ju do ndiheni më të qetë dhe pranues ndaj realitetit. Mos harroni, se të shpresosh për diçka që nuk ja vlen, do ju dëmtojë edhe më shumë. Këta njerëz e dinë mjaft mirë realitetin dhe nuk kanë frikë ta pranojnë atë.
2. Vlerësojnë më shumë shoqërinë
Pasi del nga një lidhje e gjatë,nëse e keni mbajtur ende shoqërinë duhet ta quani veten tuaj me fat. Gjatë lidhjes, shumica e njerëzve e lënë shoqërinë pas dore dhe kujtohen për ta vetëm kur nuk e kanë më parterin e tyre. Kjo gjë nuk është e drejtë dhe pasojat do ndihen në momentin kur ju do keni më shumë nevojë për ta, shkruan EO.
3. Mësojnë gjëra të reja
Mesa duket lidhja e gjatë me dikë i ka penguar ata të bëjnë gjëra të reja në jetën e tyre. Pas ndarjes, ata e kuptojnë se në jetë ka plot aktivitete argëtuese që duhet të marrin pjesë. Këta njerëz e shtojnë edhe më shumë dëshirën për të shijuar edhe më shumë gjërat.
4. Nuk nxjerrin pengesa për të shkuar me pushime
Pasi kanë dalë nga një lidhje e gjatë, këta njerëz nuk nxjerrin pengesa nëse i thoni për të udhëtuar diku. Sipas intv.al në shumicën e kohës i keni të gatshëm të vijnë me ju kudo. Edhe atyre i bën mirë të lëvizin të shohin vende dhe njerëz të rinj. Një mik i tillë ju duhet në shoqërinë tuaj.
5. Japin këshillat më të mira
Këta miq japin këshillat më të mira, pasi kanë shumë eksperiencë. Lidhja e tyre e gjatë i ka mësuar si duhet të sillesh në një marrëdhënie me të mirat dhe këqijat e veta. Mos i humbisni këta miq.