“Ata që kanë ndërmarrë fushatë kundër UÇK-së do ta marrin përgjigjen e merituar”
18 shtator 2018
| 18:04
Degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit, të martën kanë mbajtur një takim të përbashkët ku kanë diskutuar rreth listave të veteranëve të “rrejshëm” dhe publikimit të tyre.
“Duke konstatuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut dhe është shkelur dinjiteti i veteranit të luftës, degët Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog janë marrë vesh për strategjinë e menaxhimit të situatës. Të gjithë ata që në mënyrë të sinkronizuar ndërmorën fushatën e fundit kundër Luftës Çlirimtare, do të marrin përgjigjen e merituar”, është thënë në komunikatën e dërguar OVL e Dukagjinit.
Ata kanë bërë me dije se për veprimet e tyre të ardhshme veteranët e UÇK-së do të njoftohen me kohë.
/Epoka e re/