Ata që shkuan e vodhën popullin, këta që erdhën po vrasin
05 shtator 2021
| 08:25
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se ‘hajnia dhe vrasja do ta marrin dënimin e merituar’.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata që shkuan e vodhën popullin, ndërsa këta që erdhën po e vrasin këtë popull.
“Ata që shkuan e vodhën këtë popull, këta që erdhën po e vrasin këtë popull. Hajnia e vrasja do ta marrin dënimin e merituar, kur qeverisin ata që ZOTIN kanë besuar dhe Pejgamberin a.s. kanë pasuar”, shkroi Kelmendi.