Ata që sot pështyjnë mbi UÇK-në, mbi heroinat e heronjtë e saj, do të zhgënjehen prapë
13 korrik 2020
| 11:02
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se akuzat e fabrikuara nga ata që shkaktuan Srebrenicën, Reçakun e qindra mijëra krime të tjera makabre mbi popullësitë civile do të mposhten edhe njëherë nga e vërteta jonë historike.
“Ata që sot pështyjnë mbi UÇK-në, mbi heroinat e heronjtë e saj do të zhgënjehen prapë. Liria është argumenti i luftës sonë të drejtë. Vetëm luftërat e drejta prodhojnë liri! Luftërat e padrejta prodhojnë Srebrenica,Reçaka… #MeÇlirimtarët #MePresidentin ??????“, ka shkruar Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)