Atalanta “blindon” Gjimshitin
25 janar 2019
| 15:45
Berat Gjimshiti ishte i lidhur me një kalim në Turqi te Beshiktashi, por sipas asaj që raporton “nau.ch”, 25-vjeçari ka arritur një marrëveshje me klubin nga Bergamo.
Atij i skadonte kontrata këtë verë, por ka arritur të nënshkruajë deri në 2022. Vitin e shkuar ai bëri një sezon të mirë me Beneventon në Seria A. Atalanta tashmë beson te mbrojtësi dhe kontrata e re është shpërblimi.