Atalanta dhe Gjimshiti gjunjëzojnë Leverkusenin e Xhakës në finalen e Ligës së Evropës
22 maj 2024
| 23:35
Atalanta dhuron spektakël ndaj Bayer Leverkusen në finalen e Eurpa League, duke triumfuar thellë 3-0.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Djimshiti ngriti trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Evropë për herë të parë në historinë e klubit italian, pas një ndeshjeje perfekte të tij.
Ademola Lookman ishte heroi i bergamaskëve, me sulmuesin nigerian që shënoi 3 golat e ndeshjes. Kjo ishte humbja e parë sezonale për Bayer Leverkusen, që fitoi titullin kampion në Gjermani duke mos humbur asnjë ndeshje.