
Atalanta e Gjimshitit shmang humbjen
12 nëntor 2023
| 17:31
Atalanta dështon të fitojë në Friuli. Ashtu siç pritej, takimi me Udinese-n rezultoi mjaft i vështirë për bergamaskët. Në fund të dy skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë (1-1), në sfidën që shkoi për llogari të Serie A.
Pjesa e parë foli për Udinen, të paktën sa i takon rasteve. Një penallti e humbur e Success në minutën e 31-të nuk demotivoi aspak vendasit, të cilët zhbllokuan ndeshjen me një gol të bukur nga larg të Wallace.
Titullar në këtë “betejë” ishte edhe Berat Gjimshiti. Atalanta u shpërblye me gol barazimi, vetëm në fund, me Ederson! Ekipi i drejtuar nga Gasperini e sheh veten në vendin e pestë. Udine pozicionohet në vendin e 16-të dhe synon mesin e tabelës.