Atalanta fiton sërish dhe kualifikohet, Porto eliminon Lazion
Atalanta siguroi raundin tjetër të Europa League, duke fituar me rezultatin e thellë 1-5 në dy takimet kundër Olympiacos.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rezultatin 1-2, ku të dy golat u shënuan nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.
Mbrëmjen e sotme Atalanta triumfoi sërish, por me rezultatin 0-3. Kjo ndeshje është dominuar e gjitha nga italianët, ndërsa golat u realizuan nga Maehle në minutën e 40’, Malinovsky realizoi dopietë në minutën e 67’ dhe 69’, teksa pas golave dha mesazhin “jo luftë në Ukrainë”.
Lazio i Thomas Strakoshës u eliminua nga ekipi i Portos, duke humbur raundin e 1/8-ve të Europa League. Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 1-2 për portugezët, ndërsa takimi i kësaj të enjtjeje u mbyll me barazimin 2-2, me golat që për italianët u realizuan nga Immobile në minutën e 19-të dhe Cataldi në minutën e 90+5. Teksa për Porton realizuan Taremi në minutën e 31-të dhe Uribe në minutën e 68-të.