Atalanta i falet Gjimshitit, Marseille bën detyrën në Greqi
09 nëntor 2023
| 23:09
Atalanta ka marrë një fitore të vyer në Europa League në grupin D, duke mundur 1-0 Sturm Graz. Pjesa e parë u dominua nga bergamaskët, por italianët nuk u treguan konkret. Një goditje në portë nuk mjaftoi për zikaltërit e vegjël, për të zhbllokuar sfidën në 45 minutat e para. Titullar në këtë takim ishte Berat Gjimshiti, i cili bëri një lojë të kënaqshme.
Ishte pikërisht Gjimshiti që në fillimin e pjesës së dytë mposhti holandezin Kjell Scherpen me një goditje nga brenda zonës. Ky sukses çon Atalantën në kuotën e 10 pikëve.
Në ndeshjet e tjera, Betis hedh kandidaturën si një nga ekipet favorite, pasi mundi 4-1 Aris. Triumf i madh i Marseille në Greqi 0-2 ndaj AEK Athens.