Atalanta i falet Gjimshitit, Sevilla siguron 3 pikët, Lazio mposhtet nga Porto
17 shkurt 2022
| 23:11
Kanë përfunduar edhe 4 sfidat e tjera të fazës së 1/16 të Europa League.
Atalanta i është falur Berat Gjimshitit, i cili për 2 minuta arriti të përmbyste i vetëm skuadrën e Olympiacos. Golin e parë mbrojtësi i kombëtares tonë e shënoi në minutën e 61 ndërsa vetëm 2 minuat më vonë ngriti peshë gjithë stadiumin, teksa shënoi edhe golin e dytë.
Në përballjen mes Portos dhe Lazios, triumfuese doli skuadra e Portos e cila mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën italiane.
Ndërkohë në takimin tjetër Sevilla arriti të siguronte 3 pikët përballë Dinamo Zagreb, teksa arriti të fitonte me rezultatin 3-1.
I vetmi takim i cili u nda në barazim ishte ai mes Leipzig dhe Real Sociedad, ku ndeshja përfundoi 1-1.