Atalanta interesohet për Zhegrovën

09 tetor 2024 | 16:30

Performanca shumë e mirë e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovës me skuadrën e Lille nuk ka mbetur pa u vënë re nga shumë klube të mëdha.

Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi është Atalanta e Gian Piero Gasperinit, ajo e cila ka shfaqur interesin për të mësuar më shumë për mundësin e blerjes së kartonit nga ekipi francez i Lille.

Zhegrova kushton rreth 25 milionë euro dhe sipas mediave në Itali, klubi bergamask mund të vendosë të plotësojë dëshirën e Gasperinit, për ta sjellë atë në Bergamo tek zikaltrit, me klubin që kërkon të investojë tek futbollistët e rinj e të talentuar duke pasur kështu plane afatgjata për ndërtimin e një ekipi sa më ambicioz për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të…