Atalanta llogarit në Gjimshitin ndaj Venezias

27 shkurt 2025 | 11:05

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, do të jetë gati ta ndihmojë skuadrën e Atalantas në ndeshjen e radhës në Serinë A. Bëhet me dije se Gjimshiti nuk ka pasur ndonjë lëndim pasi në ndeshjen e fundit u largua nga fusha e lojës në pjesën e dytë.

Kështu që, tek Atalanta llogaritin në shërbimet e Gjimshitit për duelin që e luajnë të shtunën në shtëpi kundër skuadrës së Venezias. Më herët ishte raportuar se Gjimshiti kishte dëmtuar nyjën e këmbës në fitoren 5:0 ndaj Empolit, ndeshje në të cilin kontribuoi me një asistim.

Por, është konstatuar se ai kishte vetëm një shqetësim muskulor që tashmë e ka kaluar dhe pritet të jetë startues në fundjavë. 32-vjeçari këtë sezon ka 36 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në…