Atalanta me përmbysje mposhti Veronën

12 dhjetor 2021 | 17:27

Atalanta ka marrë një fitore të madhe ditën e sotme në shtëpinë e Hellas Verona.

Vendasit shënuan të parët me anë të Simeone në minutën e 22-të. Nuk kaluan shumë dhe në minutën e 37-të Atalanta barazon rezultatin me anë të Miranchuk.

Në pjesën e dytë Atalanta këmbënguli dhe arriti të përmbyste rezultatin me anë të Koopmeiners në minutën e 62-të.

Tashmë Atalanta rënditet në vendin e tretë në kuotën e 37 pikëve njësoj si Inter (ndeshet në darkë ndaj Cagliarit)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti merr 3 pikë të arta për mbijetesën në Abissnet…