Atalanta ndeshjet e Ligës së Kampionëve i zhvillon në Bergamo

09 tetor 2020 | 13:26

Atalantës edhe zyrtarisht i është dhënë e drejta të luajë në Bergamo në ndeshjet e Ligës së Kampionëve si vendës kundër Ajaxit, Liverpoolit dhe Midtjyllandit.

Që kur Atalanta filloi të ngjitej në Serinë A dhe të marrë pjesë në garat evropiane, ndeshjet si vendas i ka luajtur në stadiume të tjera. Ata kanë përdorur stadiumin ‘Mapei’ më parë, ndërsa sezonin e kaluar stadiumin ‘San Siro’, të Interit dhe Milanit.

Stadiumi i Atalantës ka qenë në ristrukturim gjatë vitit të kaluar dhe tani i është dhëna leja për t’i pritur ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Atalanta konfirmon se ndeshja e parë e Grupid D ndaj Ajaxit do të luhet në stadiumin e tyre, duke u ndjekur nga Liverpooli më 3 nëntor. Ndeshja e fundit e grupit është ajo me Midtjyllandin më 1 dhjetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikos Dendias, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, i…