Atalanta pa Gjimshitin ndaj Milanit
15 shkurt 2019
| 18:02
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Milanit që zhvillohet nesër (e shtunë).
Gjimshiti, i cili është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme gjatë kohëve të fundit, është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër skuadrës në stërvitjen e fundit.
Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini duket se nuk do ta rrezikojë, pasi reprezentuesi shqiptar ende vuan dëmtimin që kishte pësuar pak ditë më parë. Në 8 takimet e fundit, mbrojtësi e ka nisur 6 herë nga minuta e parë.