Atalanta shkatërroi Interin, shënon edhe Gjimshiti
11 nëntor 2018
| 14:38
Atalanta e ka shkatërruar Interin me rezultat 4-1, në kuadër të Serisë A.
Pas tetë minutave lojë, Hans Hateboer i kalo vendasit në epërsi 1-0. Në fillim të pjesës së dytë Interi e barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Mauro Icardi, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1.
Gianluca Mancini (62) e riktheu epërsinë e vendasve, kurse Berat Gjimshiti e shënoi golin e tretë për Atalantën, dy minuta para fundit të ndeshjes. Rezultatin final 4-1 e vulosi Papu Gomez.
Derbi i kësaj xhiro në Serinë A zhvillohet sonte nga ora 20:30 në “San Siro” në mes Milanit dhe Juventusit.
/Epoka e re/