Atalanta shkatërron Liverpoolin në “Anfield”, Roma mposhti Milanin
11 prill 2024
| 23:07
Ndeshjet e para cerekfinale në Europa League kanë dhuruar emocione, gola dhe spektakël, por dhe rezultate surprizë. Mbi të gjitha spikat fitorja e madhe e Atalantës 3-0 në “Anfield” kundër Liverpoolit.
Një mbrëmje perfekte për skuadrën e Gasperinit që do të gjente dy gola me Gianluca Scamacca. Goli i tretë erdhi nga Pasalic, ndërkohë që Klopp dhe pse hodhi në fushë të gjithë yjet e tij në pjesën e dytë nuk ia doli të gjente qoftë 1 gol.
Roma hodhi një hap drejt kualifikimit pasi mori një fitore minimale 1-0 në “San Siro” ndaj Milanit. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gianluca Mancini.
Në ndeshjet e tjera çerekfinale, Leverkusen mposhti 2-0 West Ham, ndërkohë që Benfica mundi 2-1 Marseille.