Atanda, pas transferimit te Prishtina: Në Kosovë ndihem si në shtëpi

20 gusht 2021 | 11:11

Qendërmbrojtësi korpulent Sodiq Ololade Atanda, i lindur në Nigeri dhe me pasaportë shqiptare, nënshkruan me kampionen aktuale të Kosovës, Prishtina.

Futbollisti 27-vjeçar, pas përvojës disavjeçare në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, gjegjësisht në atë izraelit te Hapoel Kfar Saba, arrin marrëveshje për bashkëpunim me kampionen aktuale të Kosovës, FC Prishtina.

“Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje përvojë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresoj që do t’i jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lart karshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që bashkë me shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri. Jam tejet i lumtur që vij këtu sepse ndihem si në shtëpi ngaqë Kosova është afër Shqipërisë dhe, siç e dini, unë jam me pasaportë shqiptare dhe kisha përvojë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje. Mezi pres që të takohem edhe me tifozët tanë, të cilëve dëshiroj t’u tregoj se çfarë jam i gatshëm të bëj këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100 %-shin e kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim”, ka thënë Atanda, i cili ka luajtur për 36 Lions (2010-2012), Apolonia (2013-2015), Partizani (2015-2019) dhe Hapoel Kfar Saba (2019-2021). Ai ishte pjesë e Kombëtares U23 të Nigerisë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projekteve për krijimin e kushteve sa më…