Atdhe

02 tetor 2020 | 15:04

Më pèrkundën në prehrin e dashurisè tënde.
Sofra jote u shtrua gjellë shpirti për mua.

U rrita me ndjejên e mallit në sy
për të parë dhe shijuar bukurinë
e një Arbërie të vetme kurorë mali.

Nuk e harroj dot vërshimin e lotëve që më çau zemrën në dy pjesë.
Kur shikimi im i pangour kapërdinte gjithë ato bukuri të një toke.

Mes fushave të krehura nga erërat e maleve, kodrave, lumenjve dhe një pasqyrë det i tërë.
Edhe sot e ndiej një djersë të ftohtë.
Ende në ballin tim rri shtruar një dhimbje.

Unë vazhdoj përmallshëm pa e kuptuar ndarjen e një sofre të një buke?

04.09.2020
Valbona.R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…