ATDHEDASHURI

18 shtator 2018 | 13:48

ADEM GASHI

 

 

vendi im është republikë e lirë

një vend i vogël

kë dua e takoj në një çast në një orë në një ditë

madje edhe ata që s’i dua

që i njoh e s’i njoh që më njohin e s’më njohin

mua

 

prandaj është aq i madh

sa më bën ta dua pafundësisht

me të gjitha fëlligështitë

 

se kam dhe dikë brenda tij

që dashurisht ma mbjell atdhedashurinë

 

BARKA E DASHURISË

 

përpara det

det djathtas majtas

det mbrapa

 

qenkam vetëm

në barkën e dashurisë

 

dhe brenda vetes

një… e dytë

 

HEDHËSJA E THIKAVE

 

të dy e dimë

s’është koha për lirika të këtilla

po ti përse e zgjodhe lakminë

e ia more mjeshtërinë

hedhësit të thikave

 

e ma more në shënjestër ballin

atë livadh urtie ku kullotnin qengjat

e kurmit tënd

 

e m’i more sytë

verbimi këtu nuk është lojë cirku

 

e ma more zemrën në shënjestër

e ç’i mbeti asaj tjetër

veçse vajit e gjëmës e dhembjes

 

statueta m’u bë kufomë qitjeje

tani s’ndiej asgjë prej gjëje

pos se ti u bëre mbretëreshë

me kurorën e hedhëses së thikave

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teherani, Damasku dhe grupet opozitare siriane kanë mirëpritur një marrëveshje…