Atdhetari Ekrem Bardha mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

25 dhjetor 2022 | 15:27

Bedri Islami, shkrimtar dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës në momentet vendimtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar në “Facebook” se veprimtari i shquar i çështjes kombëtare në ShBA, Ekrem Bardha, i është gëzuar krijimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe i ka dhënë mbështetje kërkesës që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosoë-Plagë e hapur”, ka  falënderuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare në ShBA, Ekrem Bardha për mbështetjen që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në  Kosovë – Epoka e Re

Postimi i plotë i Bedri Islamit:

ATDHETARI I SHQUAR EKREM BARDHA MBËSHTET LËVIZJEN “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”

Ekrem Bardha, njëra ndër figurat më domethënëse të lëvizjes atdhetare në Shtetet e Bashkuara, drejtues i njohur dhe mbështetës i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i pari që ka folur para Kongresit Amerikan në emër të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atdhetari, ndoshta i vetmi që në jetën e tij politike është takuar me 7 presidentë të ShBA-së, përkrahës i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me familjen e tij, ka mbështetur Lëvizjen “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”.

Përmes një mesazhi që më ka drejtuar ai cilëson, mes të tjerave, se “Gëzohem që në Kosovë është ngritur struktura “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”.

Me dëshirë për të mbështetur Lëvizjen “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, jam dakord që logoja e propozuar prej tyre të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë”.

Miku juaj, Ekrem Bardha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Çeke përfundon udhëheqjen të Bashkimin Evropian (BE) në fund…