Atdheu im
Lulëzim Cuka
Se të qanin, kur s’të deshën
se të duan kur të qeshnin
batërdi e prangosur
plagë shpirti i plagosur
anë më anë e vetmuar
cep më cep e shkatërruar
e lënë, kështu si mallkim
ndër sy thahet loti im
Se të merrnin, kur të përbaltnin
se të pastronin, kur të flaknin
anekënd si plaçkë e djegur
Jo ky dhe, nuk është tretur,
kjo tokë, është e bekuar
mallkuar qoftë kush e ka harruar
mallkuar qoftë ai birë shqiptari
që merr frymë prej tradhtari.
Se të kishin, sikur të donin
të dhuronin, e s’të mbanin
Jo atdheu, Jo nuk flaket
as nuk shitet, as nuk falet
anekënd e gjakosur
prej se gjalli e varrosur
po vajton me mundim
plagë e dhembje mbi trupin tim
me plumba mbushur rrethuar flakët
mbi trupin tënd jetojnë plagët
nën dheun tënd janë hapur varre
gurë, lule, lapidare
Se të qanin, kur s’të deshën
se të duan, kur të qeshnin
s’është foleja e tradhtarëve
por është kulla e të parëve
Se të vrisnin, e s’të mbronin
të rrëzonin, e s’të ngrinin
s’janë shqiptare, por zuzarë
e n ‘këtë tokë kërkojnë varr
në gji tradhtari s’ka me hy
por si shtyma kanë me u pështy
ka me i pështy kjo tokë ky dhe
tradhtaret pa Fe e Atdhe.