ATDHEUT
08 shkurt 2022
| 14:04
Nga: Ajet Shala
Atdhe t’i numëroj plisat mbi kokë
Jetoi me krenarinë për ty në vite
Oo, atdheu im i dashur, të lutem, dëgjonë
T’i dua shumë shumë bjeshkët alpine.
Më është çati mbi krye ky mal i lartë
Hapat e viteve të shumta numëroj
Hallet në folenë e zemrës t’i mbaj
Si vargan plisat mbi kokë i rreshtoj.
Do të vijë një kohë, do të vijë patjetër
Njëri-tjetrit dhimbjet t`i dëgjojmë mirë
Nëse s’jam i gjallë ta puthi plisin e vjetër
Flamuri yt dheun të ma mbuloj një ditë.
Plagët e shumta trupin ma bëjnë me ethe
Gëzimet e tua më forcojnë hapin e udhës
Dhe këngën e thur pa droje ditëve netëve
Dhe më bëhet më e ëmbël kafshata e bukës.