Atë natë shihnim vdekjen me sy, shpresë kishim për jetë
Rrëfime nga i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Nait Hasani.
Atë pasdite të 23 majit 1999 në Sallën e Sporti, i shtrim të plagosurit që i kishte plagosur “NATO-ja“.
Pas fjalëve të gardianit tashmë pa maskë ‘jeni të lirë t’i ndihmoni të plagosurit dhe gjenduni si të mundeni’. Shumë të burgosur dolën të japin ndihmë dhe t’i sillnin në sallë që të kishim një kujdes më të mirë për ato kushte. Ne bëmë një ekip që tu japim ndihmë në sallë të plagosurve. Morëm cka gjetëm në spitalin e burgut edhe pse thuaja se nuk kishte asgjë aty, përveç se disa apaurinave një shishe me betadin (jod ) dhe një palë pinca e disa fasha. Po për t’iu dhënë ndihmën e lidhë plagët të plagosurve në vend të fashave shqyenim bluzat dhe çarçafët.
Aty në salle deri kur po errësohej i futëm dyshekët dhe renditëm mbi 113 të plagosur me plagë të ndryshme në trup. Kishim disa me plagë plumbi dhe me plagë bombash që kishin gjuajtur policia e ushtria serbe nëpër puseta ku ishin fshehur të burgosurit. Aty dhe në ato kushte u krijua një rend i mirëfilltë. Dëgjonin dhe e ruanim durimin, u jepnim shpresë, se shpejt do të u dërgojmë në spitale për shërim. Por ndihmën e pare ne ua jepeshim aty. Me plagë të rënda në bark dhe këmbë ishte Abdylxhemil Alimani nga Tetova që bombën ia kishin hedhur në shakt policia, ku një i burgosur i fshehur bashk me Alimanin kishte vdekur dhe katër tjerë ishin plagosur lehtë e rëndë. Një tjetër në një puset tjetër ishte plagosur në kokë dhe iu kishin ngulur gilerat në kokë e ky ishte Fadil Dabiqi nga Deçani. Një tjetër po ashtu në tjetrin shakte ja kishin hedhë bombën dhe ishin vra e plagosur të tjerë e njeri nga ta gilerat e kishin plagos në penis ku i kishte mbetur gileri. Një tjetër nga shpërthimi i bombës gileri e kishte kap në nyjën e krahut në fjala është për Avni Meminë nga Tropoja, që më vonë ja kanë amputuar krahun. Një tjetër të gjithë trupin e kishte me gilera. Një tjetër në fytyrë e kishte marr plumbi të burgosurin Bedri Kukalën.
Në këtë rrëmujë me te plagosur ishte krizë ushqimi. Aty kush kishte mundur që e kishin thyer kuzhinën dhe kishin marr çka kishin gjetur. Dikush konserva dikush bukë e gjëra tjera ushqimore. Do qe kishin përvojë burgu i ndanin me të tjerët. Do i ruanin si vetjak vetëm për vete. Por absolutisht solidarizimi ishte në nivel në ndihmë të njëri tjetrit.
Ne si ekip të gjithëve u kemi hjekë gilerat nga trupi. Ata kishin besim të unë dhe te tjerët. Këtë besim e arritëm duke u dhënë ndihmë dhe duke e rrezikuar veten tonë. Xhemilit që nuk e dinim se a po shpëton ja hjekëm gilerat nga barku dhe këmba që ja kishin shpu, si dhe disa pjesë të tromblonit i kishin mbete në këmbë, ja pastruam pak me jod dhe ja lidhëm me çarçafë., Remziut ja heqëm gilerat nga penisi me pincat dhe ja pastruam me jod. Por ishte i tmerruar dhe qante nga dhimbja dhe meraku qe më nuk do të bëhet baba. Bujarit ja kemi pastruar e lidh plagën dhe Avniut ashtu që aty i njohshim si tropojanët. Feritin nga Prizreni e kishte marrë plumbi në bark, ja mbanim me fasha të lidhur e pastruar plagën duke e pritu kur po vdes, sepse plaga ishte e tillë e rende për vdekje por, ia doli të mbijetoj. Valdeti nga Drenica ishte thuaja i ngrirë i shtangur nga plagët. Dhe Fadili po ashtu me marramendje.
Po në këto situate ne si ekip që e përbënim: Unë (Naiti), Bislimi, Abazi, Dylber Beka (i ndjerë) Filip Pjetri. Asllan Selimi, Shefqet Kabashi, Sadik Zeqiri, Njazi Kryeziu Defrim Rifaj etj. Ishim kujdestar aty me të plagosur. Pasi ishin thy e shkatërrua ndërtesat e kuzhina të burgosurit kishin gjetur edhe kafe. Dhe gjatë natës ulur në blloka Filip Pjetri dhe Shefqeti me thonë a do një kafe. Kisha kohë që kisha harruar aromën e kafes, ma sjellën një kafe me një filxhan, duke e pirë aroma e kafes dha një ndjesi të këndshme. Kafen e ndamë bashkë me nga një lag ‘je buzësh më Sadikun dhe tjerë. Ishte ndjesi e përbashkët dhe tregonim secili nga vinin nga regjionet e tyre. Disa tregonin që kanë qenë ushtar disa u ruanin, disa ishin që i kishin marrë në shtëpia. Po me mua secili fliste, thuaja se më njihnin të gjithë, pa përjashtim. Herë pas here i shikonim të plagosurit dhe ndonjërit ia tregonin nga një batutë që t’ia heqim mërzinë dhe monotoninë vrastare. Si e ke kryet, tjetrit si e ke ‘pecin’. Ke për të qenë baba prapë, mos qaj kokën. Pra kështu ka vazhduar deri në mëngjesin e 24 majit duke qëndruar afër të plagosurve në sallën e sportit pa shti asnjë minutë gjumë në sy.
Ne mëngjes herët vetëm se kishin mbërritur autobusët te dera e burgut dhe të burgosurit kishin filluar me dal për të hipur në ta. Secili që kishte rroba me vete me qese ua morën te dera e daljes së burgut. Brenda te salla i prunë tre kamionë për të plagosurit. Ne si ekip i bartnim dhe i hipnim në kamionë ata që nuk mundeshin me ec, ndërsa ata që mundeshin me ec i ndihmonim të hipnin.
Në fund dhe ne hipëm me ta në kamionë. Na mbyllën ceradë për mos me pa. Na nisën dhe nuk dinim ku po na dërgonin. Rruga ishte pa rruge për neve. Nisja e kamionëve dhe dalja nga muret e burgjeve krijoj një ndjenjë të rëndë. Lamë shumë shokë të vrarë aty. Do me shenja që ju kishim shkruar në letër emrat e ju kishim vendos në xhepa që kur t’i gjejnë me i identifikuar më lehtë. Ne ecnim me kamion e ata qëndronin në mes të fushës disa të mbuluar e disa të zbuluar pa pasur se me çka me ua mbuluar fytyrën e trupin. Sa ecte kamioni dhe largohen nga hapësirat e Dubravës, dhimbja shtohej. Por lëkundjet e kamionit na nxjerrin ofshamat nga dhimbja e plagëve. Duroni ju jepnim shpresë të plagosurve, do të na dërgojnë në spitale për shërim. Me një qastë u ndal kamioni. Ishin kureshtar të dimë ku jemi. Me një të qarë qe ishte shikonim se ku jemi. Jashtë ceradës dëgjoheshin urdhrat në serbisht të policëve e gardianëve, jemi në dalje të Istogut njëri tha. Ku po na qojnë në kokë na vinin mendime të ndryshme. Mes tyre dhe mendimi si te ikim. Si të kërcejmë. Ne ishim nën përcjellje të ushtrisë e policisë dhe gardianeve. Çdo përpjekje ishte vdekje nga plumbat. Por ne donim lirinë. Ndërsa kamioni ecte dhe kaloj kohë, që ishim pa ujë e pa bukë.
Në një vend u ndal kamioni, pasi kishim bere një cope rrugë. Dhe ne nga ajo e qara shikonim se ku jemi. Nuk e dinim ku jemi vetëm se shikonim policë e ushtarë në pozicione. Dhe çdo moment pritnim vdekjen.
Pas pak kamioni filloj te lëvizë me luhatje, rruga nuk ishte e asfaltuar dhe gjëmonte kamioni në ato shpatine si rruge mali. Vallë ku po na dërgojnë. Ishin ne eskadronin e vdekjes. Dhe vdekja ishte më afër se jeta. Pas një përpjekje të zorshme kamioni sikur u stabilizua dhe doli në rrugë asfaltuar. Ai vazhdoj rrugën dhe neve na vlonte koka nga mendimet. Ne një moment kamioni u ndal dhe filloj te ecte ngadalë. U dëgjuan zhurma njerëzish. Britma. Piskama. Ne heshtëm duke pritur epilogun tonë. Sa shtoheshin britmat, heshtja ishte më e madhe dhe shikimi i tyre drejtohej nga unë. Sikur kërkonin shpëtim. Sikur donin miratimin tim. Do behet mire mos u mërzitni, ju thash. Dyshoja dhe në fjalët e mija. Pash në të qarën e mbulojës së rimorkios se ishim me një objekt të madh. Nga ato qe kisha njohuri për burgje u thash në Lipjan jemi. Pritnim në kamion. Një vërshëllim duke hequr rripat dhe zhurma e policëve e hapen ceradën. Ne të lodhur e të dërmuar nga dhembje shikonim policët. Dilni shpejt, ishte urdhri. Ne nuk mund te ecnim. Morëm për dore të plagosurit dhe u nisem për të ecur. Dhe njëherë hymë në kordonin e policëve e gardianëve të burgjeve. Filluan me sjellë me lloje lloj shkopinjsh mbi ne. Me sa fuqi që kishin na sillnin. Për dore e kisha Nezir Zogajn me këmbë të thyer të cilit ia kishin thyer këmbën duke e rrahur me shufra hekuri ne Burgun e Nishit, dhe në atë gjendje që ishim na sillnin pamëshirshëm si bisha edhe në kordonin e Lipjanit. Me goditën në plagë në shpinë dhe pse kisha dorën lidhur. Trupi me ishte bërë zi nga shkopinjtë e gomës dhe drunjtë që na mëshonin.
Nën këtë breshëri dajaku na futën nëpër dhoma në burgun e Lipjanit, në pavijonet e ndryshme dykatëshe.
Në një dhomë aty ishim mbi 20 të burgosur të plagosur. S’kishim as ujë as ku dilnim me ecë. Kishim uri ishim të zbehtë, ishim të lodhur, ishim të dërmuar, ishim me plagë dhe dhembje të tyre që na u rihapen e kullonin gjak nga dajaku. Ashtu mbetem duke dëgjuar. Në një qastë u hap dera. Ka hy një oficer, po ai ishte tashme në uniformë. Ishte drejtori i burgut të Prishtinës, Lubomir Çimburoviq. Me njihte se më kishte pasur në burgun e Prishtinës për disa vjet. Tha ke shpëtuar a, në serbishten e tij dhe luajti kokën. Doli jashtë. Pritja edhe njëherë hakmarrjen e tij. Dhe duke pritur ndjeja dhembjet por në shpirt u ndjeva më i fortë. Më dolën në kujtesë të vrarët në Dubravë dhe nuk ndjeva dhimbje për vetën. Vdekja ishte shpëtim. Në mbrëmje në dhomë një burrë vdiq nga plagët e ripërtërira. Na hoqën nga dhoma. Nuk di ku e kane dërguar.
Nata në Lipjan ishte e rëndë. Krismat e mitraljerëve na mbanin zgjuar, sa herë avionët gjuanin me raketa. Nga lemeria nga tmerri që kishin përjetuar në Dubravë e dhuna shtazarake në kordonin e policisë duke hyrë në burg në Lipjan. Te nesërmen me 25 maj 1999 paradite erdhi mjeku i burgut me na kontrolluar plagët. Disa i morën dhe i dërguan për spital në Prishtinë për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike. Mua më morën dhe ma shikuan plagën. Ma prenë ma rriten plagën ne shpinë, ashtu pa më pirë e pa asgjë. Dhembjen e duroja. Isha mësuar me dhembjen. Ma gërryen ashtu e ndjeja në ashtë. Ma lidhën plagën dhe u ktheva në dhomë. Tjetrin po ashtu. E tjetrin me radhë. Në darkë na sjellën nga nje gjysme tasi me sup për drekë e darke, përditë të njëjtën sasi ushqimi. Lodhja e dobësimi kishte beret e vijëzoheshin dhe në fytyrë shenjat e dobësimit si nëpër filma. Dritaret ishin të mëdha në burgun e Lipjanit. Mund të shihje larg kodrat e Gadimes. Shihnim raketat e avionëve duke rënë në pozicionet e ushtrisë e policisë serbe. Shihnim dhe pritnim. Pritnim që gjendja jonë të marrë epilog. Ishim Pengje. Ishim mish për top. Ishim në planet e projektet e shtetit serb.
Kjo vazhdoi për ditë të tëra. Deri me 10 qershor 1999, kur edhe na bartën me autobusë e për burgjet e Serbisë. (vazhdon…)