“Atë s’kam nevojë ta mbroj unë, e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij”
Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës ka thënë se po i kërkohet nga ajo që t’i komentojë disa postime të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Mehmeti-Selimi ka thënë se ato shkrime e postime, i ka parë edhe vet bashkëshorti i saj sa ishte në Kosovë, por që sipas saj, ai nuk i ka vlerësuar aq më vlerë sa t’i replikonte e t’i komentonte, prandaj thotë se nuk ka nevojë që t’ua rris vlerën atyre tash.
“Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij. Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij”.
“Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika”.
“Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar Mehmeti-Selimi në llogarinë e saj në Facebook.