Atentat mafioz ndaj dy shqiptarëve në Greqi, publikohen fotot: Dy persona shihen të shtrirë në mes të rrugës

15 dhjetor 2024 | 20:11

Dy shqiptarë ranë pre e një atentati mafioz në Athinë. Ngjarja e rëndë u shënua pak pas mesditës së kësaj të diele, rreth orës 13:00, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Njëri prej shqiptareve, i identifikuar si Irakli Davella, 47-vjeç u qëllua me plumb në kokë ku fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa shqiptari tjetër, 46-vjeçari Edi Lolo mbeti i plagosur rëndë. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në bark.

Sipas asaj që mediat greke raportuan, atentati ndodhi jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones, ku autorët me një makinë të bardhë të cilën e kishin vjedhur këtë të dielë në zonën e Patisias, i zunë pritë dy shqiptarëve.

Sipas asaj që dëshmitarët raportuan për mediat vendase si dhe autoritetet, autorët të veshur me rroba ngjyrë të zezë iu afruan viktimave në këmbë dhe menjëherë filluan të qëllojnë drejt tyre. Më pas ata u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi me automjetin e vjedhur.

Atentati mafioz në Athinë, dalin FOTOT e para,  dy shqiptarët

Shqiptari i shtrire ne rruge

“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur”, tha një prej dëshmitarëve.

“Shënjestra” e këtij atentati dyshohet të ketë qenë Irakli Davella, një emër aspak i panjohur për autoritetet greke.  Sarandioti, i cilii gëzonte dhe nënshtetësi greke, rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Atentati mafioz në Athinë, dalin FOTOT e para,  dy shqiptarët

Shqiptari i shtrire ne rruge

Këta tre personazhe të krimit dhe viktima e atentatit të sotëm kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Ndërkohë, shqiptari tjetër që mbeti i plagosur në këtë atentat, Edi Lolo, sapo ishte kthyer nga Dubai disa ditë më parë.

Sakaq në mediat vendase janë publikar dhe fotot e para nga vendi i ngjarjes. Dy shqiptarët shihet të shtrirë në rrugë, ndërkohë vendi është i “larë në gjak”.

Atentati mafioz në Athinë, dalin FOTOT e para,  dy shqiptarët

Shqitpari i shtrire ne rruge

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka i…