Atentat me 2 të plagosur në Vlorë, autorët djegin makinën
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
Njëri nga të plagosurit është 29-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital.
Sipas hetuesve, Hajrulla ishte dhe objektiv i atentatit.
Ndërsa i plagosuri i dytë është një qytetar që nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi breshëria e armëve dhe u prek nga plumbat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”.
Makina e të plagosurit është bërë shosh nga plumbat, siç duket edhe në pamje.
Sa i përket autorëve, nuk dihet asgjë.
Automjeti i tyre u gjet duke u djegur pak minuta më vonë në autostradën Vlorë-Fier.
Policia shkoi në vendngjarje dhe rrethoi zonën.
Teksa forca të tjera policore kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore.