Atentat ndaj 37-vjeçarit në Prizren, autori e qëlloi në lëvizje dhe u arratis
Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se plagosja ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin e viktimës.
Ai theksoi se viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit, ndërsa shtoi se është jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, u shpreh Gashi.
Ai shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për kapjen e tij.