Atentat ndaj anëtarit të partisë së Nenad Rashiq, Policia po e heton si tentim-vrasje
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.
Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se në Leposaviq pas mësnate dyshohet se ka pasur tentim vrasje, kur është pyetur nga redaksia për rastin në fjalë.
Ai ka thënë se nuk ka të lënduar apo të arrestuar në lidhje me rastin – duke shtuar se rasti po hetohet.
“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodh një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, pjesëtari i Qeverisë së Kosovës, Radoica Radomiroviq ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.
“Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq në Leposaviq, sulmuesit i dështoi ‘Shkorpioni’”