Atentat ndaj ndihmësit të lartë të presidentit ukrainas
Persona të armatosur kanë qëlluar makinën e ndihmësit të lartë të presidentit të Ukrainës, një përpjekje të dyshuar për atentat.
Më shumë se 10 plumba goditën automjetin gjatë sulmit në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të mërkurën. Ngjarja u zhvillua në Lisniki, në periferi të Kievit. Serhiy Shefir, asistenti i parë i Volodymyr Zelenskyy, ishte në makinë në atë moment, konfirmoi për Euronews sekretari i shtypit i presidentit Serhiy Nikiforov.
Gjithashtu shoferi i presidentit u plagos dhe ndodhet në spital, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova. Ndërkohë, policia thotë se është në kërkim të autorëve.
Presidenti ukrainas ndodhet aktualisht në Nju Jork, ku sot pritet të Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.