“Atentat ndaj Putinit”, reagon Ukraina: Nuk kemi lidhje me sulmin

03 maj 2023 | 15:31

Qeveria e Ukrainës ka ka reaguar pas akuzave të Kremlinit se Ukraina ka  nisur një atentat ndaj jetës së Vladimir Putinit me dy drone në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Mediat e huaja shkruajnë se një zyrtar i lartë presidencial ukrainas ka thënë se Ukraina nuk ka “asgjë të bëjë me” sulmin me dron.

Ndër të tjera në reagimin e tyre autoritetet e Ukrainës theksuan se një sulm ndaj Kremlinit nuk do të “ndryshonte asgjë në fushën e betejës” dhe ndoshta do të “provokonte Rusinë të ndërmarrë veprime “më radikale“.

Sot qeveria ruse ka bërë të ditur se “Presidenti rus Vladimir Putin është shëndoshë e mirë dhe vazhdon të punojë.”

Kështu të paktën ka deklaruar zyra e shtypit të Kremlinit, e cila njoftoi një sulm ndaj pallatit presidencial rus nga dronët ukrainas.

“Presidenti i Federatës Ruse është mirë dhe pse ka marrë disa plagë të lehta,” thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Sipas informacioneve, Moska është zotuar të marrë masa hakmarrëse kundër Kievit, e cila e ka cilësuar një sulm të planifikuar terrorist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Haki Abazi në një postim në Facebook ka akuzuar…