Atentat në Shkodër, një i vrarë dhe një tjetër i plagosur (Video)
14 nëntor 2018
| 14:44
Dy persona janë qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake policore, ata janë qëlluar nga dy atentatorë që udhëtonin me motor.
Të dhënat policore konfirmojnë se njëri prej personave të qëlluar me armë është F. Verracaku 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital, pasi ndodhej në vdekje klinike. Kurse gjendja e të plagosurit Fatmir Mehaj, është stabilizuar nga mjekët.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë atentat. Ndërkohë, është gjetur i djegur edhe një motor që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. (tvklan)