Atentate, pengmarrje dhe tortura pas vjedhjes së 1.4 ton kokainë në Belgjikë, të përfshirë edhe shqiptarë
Një vjedhje e bujshme është regjistruar në portin e Antwerpit nq Belgjikë. Mësohet se një grabitje e 1400 kilogramëve kokainë në këtë port ka çuar në pengmarrje, sulme dhe të shtëna në mjedisin kriminal në Holandë, Belgjikë dhe Dubai prej javësh.
Mësohet se ngarkesa ishte në një kontejner në një kamion që është grabitur në rajonin kufitar më 29 gusht 2024 nga kriminelë të maskuar si oficerë policie. Droga ishte në pronësi të dy grupeve të kriminelëve famëkeqe në Holandë që operojnë nga Dubai, teksa të përfshirë ishin edhe shqiptarë, serbë e brazilianë. Ndërkohë raportohet se nje nga investitorët në transport thuhet se është familja e Ridouan Taghi.
Dyshohet se transportuesi u torturua pasi mbërriti në vendin e rënë dakord pa sasinë e kokainës dhe pranoi se kishte luajtur një lojë të dyfishtë. Në Belgjikë, persona të mundshëm të përfshirë u arrestuan gjatë kontrolleve, duke përfshirë ‘Zotte Hakim ‘ el M.
Atij iu gjetën uniforma të policisë gjë që ka ngritur dyshime se ai mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje. E.M., është arrestuar së bashku me dy të dyshuar. Më 6 shtator të muajit të kaluar shtëpia e tij u sulmua. Mësohet se pjesë nga droga e vjedhur kanë dalë në treg në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që ka shkaktuar zemërimin e porositësve. Në Holandë dhe Dubai, kriminelët e lidhur me grabitësit u morën peng dhe u abuzuan.
Në Dubai, një burrë nga Amsterdami rreth të tridhjetave u mbajt i burgosur, me gojën e lidhur dhe u keqtrajtua rëndë për orë të tëra. Më pas ai u lirua nga Policia. Shtëpia e një të afërmi në ëormerveer u qëllua pasi një banor i Amsterdamit raportoi marrjen peng dhe sulmin në Dubai. Holandezi konsiderohej një ndërmjetës për tregtarët e drogës.
Në Rijsenhout dhe Hoofddorp, u qëllua në shtëpinë e ish-pronarit Gaby H. në shtëpinë e një të besuari të H. në Aalsmeer. Më pas, një kriminel u mbajt peng në Utrecht për ditë të tëra. Ai gjithashtu dyshohet se u abuzua dhe u lirua pas më pak se një jave pasi kishte dhënë informacionin rrëmbyesve të tij. Një tjetër kriminel i njohur në Utrecht thuhet se u mbajt fillimisht peng, pasi ai ofroi ‘blloqe’ nga grumbulli i kokainës për shitje.
Kriminelët u mbajtën për periudha të shkurtra në Roterdam, Marok dhe Dubai, shkruan Het Parool. Në Marok, bëhet fjalë për tre pengje marokenë, njëri prej të cilëve është ende i rrëmbyer. Po ashtu raportohet se dy ndërtesa u sulmuan në Roterdam dhe ka pasur incidente edhe në Hagë, pasi dyshohet se në vjedhje janë përfshirë edhe kriminelë që ushtronin veprimtarinë në këtë qytet.