Atentati kundër prokurorit në Durrës

01 nëntor 2019 | 17:45

Pasditen e sotme rreth orës 16:00 prokurorit Ndoja i është bërë një atentat me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, ku ka mbetur i plagosur së bashku me tre personat që ndodhej në makinë. Ndoja ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në drejtim të Durrësit së bashku me dy persona me precedentë, njëri prej të cilëve është Landi Muharremi, i njohur për disa vepra penale dhe si i ‘forti’ i Shijakut dhe një grua.

Report Tv mëson se në drejtim të makinës së prokurorit Ndoja u qëllua 8 herë me kallashnikov. Nga atentati me armë zjarri në Shkozet, mëson se ka mbetur e plagosur edhe një grua. Ende nuk dihet nëse gruaja e plagosur ishte në makinë me prokurorin Ndoja dhe dy personat e tjerë, apo ishte kalimtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka prezantuar…