Atentati ndaj ish-presidentit Trump, reagon lideri i LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Ai ka thënë se janë tronditur nga ky akt i sotëm, duke i uruar shërim të shpejt ish-presidentit Trump.
“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë. Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tija të përditshme, në të mirë të përparimit të demokracisë. Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë”, është thënë në deklaratën e Abdixhikut.