Atentati ndaj kryeministrit, ministri i brendshëm sllovak: Jemi në prag të një lufte civile
Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte civile në vend për shkak të rritjes së tensioneve politike pas atentatit të djeshëm ndaj kryeministrit, Robert Fico.
Sipas ministrit, vendi është i përfshirë nga një klimë e ashpër tensionesh dhe nga gjuha e urrejtjes.
Të njëjtën gjë e pohon edhe ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, i cili mendon se sulmi ndaj kryeministrit kishte motive politike, dhe kjo gjë do të dërgojë në rritje të tensioneve në vend.
Bëhet e ditur se një i dyshuar gjendet në paraburgim dhe një hetim fillestar ka nisur për atentatin me motive të qarta politike.
Ndërkohë, ajo për të cilën Estok paralajmëroi se do të ndodhte së shpejti ishte “lufta civile”.
“Komente të tilla me urrejtje po bëhen në rrjete sociale, ju lutemi, le ta ndalojmë këtë menjëherë”,- tha ministri i brendshëm Matus Estok.
Siç raportohet, pas sulmit ndaj kryeministrit, vendi ka pësuar tronditje, duke pritur të theksojë ndarjen e thellë të politikës sllovake. Ndryshe, edhe presidentja në largim, Zuzana Caputova, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në vend.
Kreministri sllovak Robert Fico u plagos ditën e djeshme pas daljes nga mbledhja e qeverisë. Autori i plagosjes së tij me tre plumba është 71-vjeçari sllovak i quajtur Juraj Cintula, i cili është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA.
Kryeministri Fico, i moshës 60 vjeçare është goditur në bark, gjoks dhe një gjymtyrë nga të paktën 3-4 të shtëna nga 71-vjeçari i cili fshihej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri. Autori i krimit u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes.