Atentati ndaj Trumpit: Autoritetet përdorën armën për identifikimin e agresorit
14 korrik 2024
| 17:15
Arma e përdorur në të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump të shtunën ishte një armë e llojit AR, sipas një personi të njohur me hetimin.
Autoritetet përdorën armën për të ndihmuar në përcaktimin e identitetit të sulmuesit, pasi ai nuk kishte dokumente identifikimi, sipas burimeve të zbatimit të ligjit, shkruan CNN.
FBI-ja e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.
Autoritetet thonë se ai qëlloi të shtëna të shumta nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.