Atentati në Tiranë, kjo është banakierja që u vra gabimisht
13 mars 2023
| 08:15
Kjo është Mimoza Paja, banakierja e lokalit në Don Bosko në Tiranë, që mbeti e vrarë pas një atentati të mbrëmjes së kaluar, ndërsa të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç. Ky i fundit është xhaxhai i Fation Muratit, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fation Murati është një emër i njohur për autoritetet policore, i artikuluar për lidhje me disa personazhe të njohur të botës së krimit.