Atiq pas betimit: Do të punojë pa dallim dhe diskriminim
19 maj 2023
| 12:01
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas betimit ka thënë se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët.
Ai ka thënë se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut.
“Si kryetar bashkë me ekipin bëjë të ditur se do të punojmë bashkë me të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut pa dallim dhe pa diskriminim”.
“Angazhimin më të madh do ta bëjmë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe i bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e tyre” ka thënë Atiq.