Atiqi ndalon ndërtimet pa leje Mitrovicën Veriore, pasi nuk u respektuan ligjet e Republikës së Kosovës
20 korrik 2023
| 16:28
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka thënë se Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vend punishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.
Ai tha se në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundërtën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”, ka shkruar ai.