ATK: Besueshmëria e opinionit publik rritet dukshëm ndaj ATK-së
Vazhdon perceptimi pozitiv ndaj Administratës Tatimore të Kosovës përmes raporteve me relevanc të institucioneve ndërkombëtare. Kështu thuhet në komunikatën për medie të ATK-së.
“Një vlerësim i tillë u bë së fundi nga Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII, të përgatitur nga UNDP, në të cilin në pjesën e perceptimeve për përhapjen e korrupsionit në institucionet e vendit, ATK radhitet në nivel të favorshëm. Në indeksin e krahasimeve i cili mat percepsion për nivelin besueshmërisë ndaj ATK-së për vitet: 2019, 2020, 2021 dhe 2022, rezulton se institucioni i ATK-së ka shënuar rënie të ndjeshme të opinionit publikë për pranin e korrupsionit në ATK. Treguesit matës prezantoj se ATK ka shënuar progres sa i përket integritetit të saj në raport me qytetarët, kështu nga prilli 2022 në nëntor 2022 kemi rënie në 24.10% nga 25.40%”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
“Ndërsa, krahas viteve të kaluar vlen të theksohet se nga 40% sa ka qenë në vitin 2019 në 2022 kemi 24.10% rënie. Këta tregues janë reflektim i angazhimit të menaxhmentiti të lartë dhe stafit të ATK-së në forcimin e partneritet të institucionit me qytetarët. Për të cilën ATK ka krijuar dhe vazhdon të krijon mekanizma në rritjen e besimit ndaj ATK-së në raportimin e rasteve korruptive dhe çfarëdo sjellje tjetër e cila dëmton tatimpaguesit dhe qytetarët”, thuhet në komunikatë.