ATK-ja: 673.5 milionë euro tatime të mbledhura, 15.5 milionë më shumë së plani i rishikuar
02 dhjetor 2022
| 16:20
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë periudhe janar-nëntor ka mbledhur 673.5 milionë euro tatime.
Kjo vlerë ka rritur të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milionë euro apo 2.4 për qind.
“Më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është 121.05 milionë euro apo 21.9 për qind. Totali i të hyrave të mbledhura tatimeve dhe kontributeve 890.4 milionë euro. Referuar trendit aktual të mbledhjes së të hyrave, ATK-ja konsideron që deri në fund të dhjetorit do të arrit të realizojë projeksionin për këtë vit, por edhe të tejkaloj atë”, ka njoftuar ATK-ja.