ATK-ja me aktivitete shtesë gjatë sezonit të verës

05 korrik 2018 | 10:26

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në sezonin e verës ka një plan të veçantë të aktiviteteve, i cili zhvillohet brenda dhe jashtë orarit të punës,  kjo me qëllim të monitorimit sa më të mirë të veprimtarive rekreative, argëtuese, përfshirë organizimet nëpër hotele dhe restorantet, koncertet, dasmat si dhe veprimtari të ngjashme,  të cilat në këtë sezon janë më të theksuara.

Sipas ATK-së, këto aktivitete ndërmerren në mënyrë që të sigurohen dëshmi të ndryshme, në lidhje me të hyrat që realizohen nga ky sektor.

Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre aktiviteteve, si dhe bazuar në faktet e tjera që gjenden në mënyra të ndryshme, ATK-ja bën vlerësimin e obligimeve të këtij sektori.

“Gjatë periudhës janar – qershor 2018 tek sektori i lartcekur janë realizuar 1,901 vizita, ku nga konstatimet e bërë janë lëshuar gjoba në vlerë 111,325 euro. Menaxhimet i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i  takon me ligj!”, ka njoftuar ATK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe mbrëmë në Shqipëri. Pas…