ATK-ja bën thirrje për deklarimin e pasqyrave financiare për të gjithë tatimpaguesit

25 mars 2025 | 11:40

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për deklarim të pasqyrave financiare për të gjithë tatimpaguesit, përmes sistemit elektronik EDI.

ATK-ja ka theksuar se deklarimi i pasqyrave financiare kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. “Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”, thuhet në njoftim.

Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale/Korporatave, pra nga data 1 janar deri më 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

“Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, keni mundësinë që t’i referoheni udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë ‘Ndihmë’”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Elvis Rexhbecaj mund të largohet nga Bundesliga e Gjermanisë.…