ATK-ja dhe Dogana vazhdojnë bashkëpunimin për luftimin e ekonomisë joformale
12 shkurt 2019
| 11:43
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas Murtezajt në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.
Drejtorët e dy institucioneve kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.
/Epoka e re/