ATK-ja dhe Inspektorati i Punës iniciojnë procedurat për gjobitjen e punëdhënësve që nuk i kanë deklaruar punëtorët
Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës.
Gjatë këtyre vizitave janë hasur punëdhënës të cilët kishin të angazhuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata të punës. Për këto raste, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë iniciuar procedurat përkatëse për gjobitjen e punëdhënësve në fjalë.
Fushata për identifikimin e punës së padeklaruar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim andaj ftojmë të gjithë punëdhënësit që të veprojnë konform ligjit të ri të ATK-së përmes së cilit parashihet që punëdhënësit të deklarojnë çdo punëtor të ri, një ditë para se punëtori të fillojë punën.