ATK-ja dhe policia kryejnë aksion në veri

20 maj 2024 | 16:47

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Policia e Kosovës po kryejnë një aksion kundër bizneseve në veri të Kosovës, për shkak të dyshimeve se ato zhvillojnë veprime të kundërligjshme.

Kështu ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhyrë dhe të njëjtat jemi duke i kontrolluar. Me neve është edhe ATK-në”, ka thënë Elshani.

“Radio Evropa e Lirë” ka marrë vesh se aksioni ka shënjestruar bankat e Kursimores së Postës së Serbisë, që operojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe administratën e kasafortës të Bankës Popullore të Serbisë, në Mitrovicë të Veriut.

Po ashtu, pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), janë parë duke marrë pjesë në aksionin në Zveçan.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar në Romë turneu Masters, eventi i fundit i…