ATK-ja digjitalizoi certifikatën e rezidencës tatimore

24 dhjetor 2024 | 11:29

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më 1 janar 2025 do të publikojë versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të ofrohet edhe një shërbim i ri elektronik, gjegjësisht pajisja me Certifikatë të Rezidencës Tatimore – CRT.

Certifikata e Rezidencës Tatimore është një dokument zyrtar që konfirmon vendbanimin e individit apo biznesit, për qëllime tatimore. Ky dokument është thelbësor për: Eliminimin e tatimit të dyfishtë për tatimpaguesit që realizojnë të hyra jashtë vendit; Mundësimin e lehtësirave tatimore në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht me vendet me të cilat Kosova ka në zbatim Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD); Njohjen dhe respektimin e të drejtave dhe detyrimeve tatimore, të tatimpaguesve të Kosovës, në vendet e tjera. “Ky shërbim i ri elektronik ka për qëllim lehtësimin e procedurave për tatimpaguesit, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe efikase për t’u pajisur me Certifikatën e Rezidencës Tatimore”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është vlerësuar lartë nga Fondi…