ATK-ja, e para në raportin OECD-së mbi konkurrencën në Evropën Juglindore

14 korrik 2021 | 13:29

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është vlerësuar më së miri në raportin e OECD-së mbi Konkurrencën në Evropën Juglindore 2021.

Sipas njoftimit për medie, ATK-ja është vlerësuar në fushat: tiparet, funksionet dhe organizata, në vlerësimin e përmbushjes dhe menaxhimin e rrezikut, pavarësinë dhe transparencën, deklarimin tatimor dhe procedurat e pagesës, shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Në këtë raport përfshihen gjashtë vende të Evropës Juglindore, si Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Raporti vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse reformat e politikave në ekonomitë e Evropës Juglindore.

Ky raport synon t’u ofrojë politikë bërësve të Evropës Juglindore një mjet krahasimi shumëdimensional, duke u mundësuar atyre të krahasojnë performancën ndaj kolegëve rajonalë si dhe praktikat e mira të OECD dhe të hartojnë politikat e ardhshme bazuar në prova të pasura dhe rekomandime të veprimit të politikave.

Po ashtu në këtë raport ATK-ja vlerësohet lartë për zbatimin e funksionit të hetimit të mashtrimeve tatimore, mbikëqyrjen e vlerësimit të përmbushjes tatimore dhe menaxhimin e rrezikut dhe avancimin e shërbimeve elektronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot. Mbledhja do të…