ATK-ja: Edhe individët që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja duhet të paguajnë tatim
21 mars 2024
| 12:03
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar se çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.
ATK-ja ka sqaruar se këtu përfshihen edhe personat që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe “freelancers”.
“Çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. Në mesin e këtyre personave janë edhe individët të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe ‘freelancers’”, ka njoftuar ATK-ja.